Rregullat

  1. Anëtarë të Koalicionit mund të bëhet cdo organizatë jofitim prurëse si dhe cdo individ ekspert, pedagog, profesionist i fushës së zhvillimit të qëndrueshëm e qytetar aktiv, që angazhohet për të kontribuar në zbatimin e Platformës së Koalicionit. Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të Koalicionit është Forumi më i lartë i Koalicionit që miraton organizatat anëtarët e Bordit Drejtues, Platformën dhe temat/drejtimet strategjike të punës. Bordi Drejtues Mblidhet minimalisht 2 herë në vit.
  2. Bordi Drejtues do të përbëhet nga 5 organizata të shoqërisë civile, të cilat angazhohen të mbështesin me logjistike, njerëz dhe burime financiare veprimtarinë e Koalicionit. Mbledhja e parë e Përgjithshme e Koalicionit aprovoi si anëtarë të Bordit organizatat në vijim: “Miq të Korçës”, CNVP, LAG-Kolonjë, SHPPK Buçimas dhe AgriNet. Organizatat që dëshirojnë të jenë pjesë e Bordit mund të vetë-ofrohen ose të propozohen nga anëtarët e GKN.
  3. Veprimtaria e Koalicionit do të orientohet në tre tema kryesore ose drejtimet strategjike ku anëtarët e tij do të punojnë:
    a)Menaximi i qendrueshem i pyjeve
    b)Ngrohja dhe Eficienca e Energjisë,
    c)Menaxhimi i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër-Prespë dhe Ekoturizmi në rajon.
  4. Bordi Drejtues, prej pesë anëtarësh, drejtohet me rotacion, çdo 6 muaj nga njeri prej anëtarëve që do të luajë rolin e Kryetarit të Bordit. Bordi Drejtues do të propozojë e miratojë Raportuesit, nga 2 vetë për çdo drejtim/teme, që duhet të jenë ekspertë të nivelit të lartë, të cilët do të raportojnë për situatën e drejtimit/temës dhe do të rekomandojnë veprimet/aktivitetet që duhet të ndërmarrë Koalicioni.
  5. Bordi Drejtues në bashkëpunim me raportuesit dhe anëtarët e koalicionit do të mbledhë të gjitha propozimet, idetë dhe sugjerimet për veprimtarinë e ardhshme të koalicionit dhe pas një analize të situatës për çdo temë/drejtim, në përputhje me mundësitë financiare do të aprovojë Planin e Veprimit dhe Aktiviteteve të koalicionit, ku do të përfshihen të gjitha aktivitetet e mundshme të planifikuara për t’u realizuar prej koalicioni në periudhën njëvjecare. Në cdo gjashte muaj ky Plan Veprimi do rishikohet, bazuar mbi rotacionin e drejtimit të Bordit.
  6. Koalicioni do të ketë logon, adresën në facebook dhe web sitin e tij, si dhe sistemin e komunikimit me anëtarët, me publikun dhe me të tretët.
Koalicioni "Per Nje Rajon te Gjelber" | Rregullat