Aktivitete

Për të realizuar qëllimin dhe objektivat e koalicionit ne do të ndërmarrim:

– Aktivitete avokacie e lobimi në qeverisjet vendore e qendrore, në grupin e deputetëve të rajonit si dhe në komisionet parlamentare respektive, për të lëvizur përpara axhenden e mirëadministrimit të pyjeve dhe ngrohjes së popullatës të rajonit.

– Organizimin e një fushate ndërgjegjësuese për nxitjen e përdorimit të burimeve alternative të energjisë për ngrohje dhe reduktimin e përdorimit të druve të zjarrit, duke propozuar zgjidhje që janë të qëndrueshme, efektive, lokale, inovative dhe që adresojnë nevojat e komuniteteve në rajonin e Korcës.

– Organizimin e aktiviteteve për informimin, promovimin, ndërgjegjësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve për menaxhimin e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër Prespë, e shpallur nga UNESCO si një nga më të mëdhatë e llojit të saj në Europë.

– Ngritjen e një platforme online diskutimesh dhe dialogu me publikun dhe gjithë aktorët e përfshirë, përdorimi i rrjeteve sociale, organizimi i konferencave për shtyp, shkrimeve, intervistave dhe bisedave në median e shkruar dhe atë elektronike.

Koalicioni "Per Nje Rajon te Gjelber" | Aktivitete