I/E nderuar,

Regjistrimet për  në “Korca Forum 2019” janë celur.

Për të marrë pjesë në forum, të interesuarit do duhet të dërgojnë një mesazh në adresën e e-mailit : korcaforum@gmail.com

Organizata “Miq të Korçës”, së bashku me anëtarë të tjerë të koalicionit “Për një Rajon të Gjelbër”, me mbështetjen e partneritetin e Universitetit të Korçës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës e Humane, organizojnë “Korca Forum 2019 mbi “Ekonominë e gjelbër, ngrohjen dhe eficiencën e energjisë në rajon”.

Forumi, do të mbahet më 29 Mars 2019, nga ora 10:00 deri në 15:00, në sallën e katit të dytë, të godinës së Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane(ish-Divizioni), rruga “Nënë Tereza”, Korcë.

Si rezultat i përdorimit masiv të druve të zjarrit për ngrohje e gatim, ekosistemet pyjore të rajonit dhe më gjërë po shkojnë drejt zhdukjes të shpejtë e totale, gjë që  përbën sfidën më të mëdha mjedisore, me pasoja negative në cilesinë e ajrit në dimër dhe dëmtimin e perspektivës turistike të qyteteve Korcë e Pogradec. Nga raporti i fundit i FAO-s dhe INSTAT rezulton se vetëm në këtë rajon, gjatë vitit 2016, konsumi arriti shifrën e 550,000 metër kub dru zjarri. Në shkallë vendi konsumi arriti në 2,5 milion metër kub dru zjarri.

Për tu përballur me këto sfida, Forumi do diskutojë propozimet për ngrohje alternative, energjitë e rinovueshme, masat për eficiencë të energjisë dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër si domosdoshmëri për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Forumi, krahas ndërgjegjësimit të publikut për problematikat, synon forcimin e marrëdhënieve të partneritetit mes universitetit, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit të energjisë, qeverisjes vendore, dhe organizatave donatore, për gjetjen e rrugëzgjidhjeve. Përvec diskutimeve dhe prezantimeve, forumi do ofrojë Hapësirën e Ekspozimit të Forumit, për ekspozimin e produkteve  dhe materialeve publicitare të bizneseve të energjisë e projekteve të donatorëve, duke mundësuar një efektivitet sa më të lartë të këtij aktiviteti.

RRETH NESH

KORCA FORUM, “Për një ekonomi të gjelbër në një rajon të gjelbër”

E premte, 29 Mars 2019.

Eshtë nje forum diskutimesh në nivel rajonal, me përfaqësues të universitetit, shoqërise civile, komunitetit të biznesit të energjisë, qeverisjes vendore, agjensive të specializuara dhe organizatave donatore për të adresuar sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit.

Forumi do ofrojë një mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar situatën që lidhet me pyjet, ngrohjen, eficiencën e energjisë, për të grumbulluar propozimet e rekomandimet për hartimin e një program të ekonomisë se gjelbër në rajon, duke iu referuar eksperiencave, programeve, politikave e praktikave më të mira ndërkombëtare, si dhe do të promovoje programe financiare në mbështettje të masave për eficience energjie dhe ngrohje alternative.


AXHENDA

10:00-11:00

Regjistrimi i Pjesemarresve dhe vizita ne Hapesiren e Ekspozimit te Forumit

  • 11: 00-12 30 SESIONI I PARE
  • Hapja nga drejtues te organizates mikpritese, Fakulteti I Shkencave Natyrore e Humane, te Universitetit te Korces
  • Pershendetje nga drejtues te “Miq te Korces” dhe koalicionit “Per nje Rajon te Gjelber”
  • Prezantime/Diskutime nga perfaqesues te organizatave donatoreve dhe projekteve te tyre
  • Pershendetje e diskutime nga perfaqesues te agjensive qendrore

12:30-13 00

Coffee Break

  • SESIONI I DYTE
  • 13 00 -14: 00
  • Prezantime/Diskutime nga perfaqesues te bizneseve qe kane te bejne me eficiencen dhe gjenerimin e energjise.
  •  Diskutime nga anetare te koalicionit, anetare te stafit pedagogjik te universitetit, drejtues te qeverisjes vendore, student e pjesemarres te forumit
  • 14: 00-14 15  Konkluzionet 

REGJISTRIMI I PJESEMARRESVE

Për të marrë pjesë në forum, të interesuarit do duhet të dërgojnë një mesazh në adresën e e-mailit : korcaforum@gmail.com

Për pyetje të mëtejshme për vendin dhe organizimin, lutemi të kontaktoni z. Redi Buzo, në Cel : 069 37 04 763.

REGJISTRIMI I BIZNESEVE DHE PROJEKTEVE TE DONATOREVE NE “HAPESIREN EKSPOZUESE TE FORUMIT”

Forumi do ofrojë Hapësirën e Ekspozimit të Forumit, në të cilën bizneset, institucionet financiare dhe projektet e donatorëve do ekspozojne në stenda dhe minipavijone materiale publicitare, banner, roll-up, kataloge, broshura, fletëpalosje dhe materiale të tjera për të promovuar produktet dhe projektet e tyre.

Hapesira e Ekspozimit të Forumit përbëhet nga sallat, hollet dhe korridoret e brendshme të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, si dhe nga hapësirat jashtë godinës që do të vendosen në dispozicion të subjekteve të interesuara për ekspozim.

Për të marrë informacion dhe për tu regjistruar në Hapësiren Ekspozuese të Forumit, ju lutemi na shkruani në adresën korcaforum@gmail.com

MBESHTETESIT

Universiteti “Fan Stilian Noli”, Korcë, si dhe organizata të shoqërise civile, anëtare të Koalicionit “Për një rajon të gjelbër”

KONTRIBUESIT

“Miq të Korcës” është një organizatë që ka për mision angazhimin e kontributin për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Korcës dhe për një të ardhme më të mire të komuniteteve të tij.

VENDNDODHJA

Godina e Fakultetit të Shkencave Natyrore e Humane, Universiteti i Korcës, Rruga “Nënë Tereza”.

  TAKIM I SHOQERISE CIVILE   Tema: “SFIDAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË RAJONIT TË KORÇËS DHE ROLI I SHOQËRISE CIVILE” “SHPALLJA …

Takime Te Grupit Nismetar Te Koalicionit te zhvilluara ne datat 7 edhe 18 qershor[

Koalicioni "Per Nje Rajon te Gjelber"